Aksident në Lushnje. Një mjet ka ‘fluturuar’ në ajër dhe ka përfunduar në daljen e nën kalimit në fshatin Dushk.

Mjeti tip Benz me targa AA 307 PD ka fluturuar për disa metra në ajër e më pas është përplasur në betonin e nënkalimit.

Drejtuesi i mjetit është transportuar me ambulancë në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Policia në vendngjarje po heton për shkaqet e këtij aksidenti.

Ende nuk dihet se cilat janë shkaqet dhe rrethanat që drejtuesi i mjetit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në në kalim.

Fatmirësisht nuk ka pasur mjete apo dhe këmbësorë në ato momente në pjesën e nënkalimit, pasi rënia e automjetit mbi njerëz apo dhe mjete të tjera mund të kishte rezultuar fatale.