Drejtoria e Policisë Rrugore ka vijuar aksionin për të shmangur kundërvajtjet në drejtimin e mjeteve, si gjendja e dehur, shpejtësia tej normave, etj.

Një grup i patrullimit është stacionuar në autostradën Tiranë-Durrës, në zonën e Yrshekut, ku edhe janë aplikuar masa administrative ndaj shkelësve të kodit Rrugor.

I tillë ka qenë edhe rasti i një mjeti, i cili ecte me shpejtësi “skëterrë” prej 167 kilometrash në orë, por që nuk i shpëtoi radarit të policisë rrugore.

Drejtuesit të këtij mjeti iu bllokua leja e drejtimit, për të kaluar në komision, ndërsa policia përsëriti edhe njëherë thirrjen për respektim të rregullave të qarkullimit, si një mënyrë për të udhëtuar të sigurt.

APELI I POLICISË

Shpejtesi qe eshte rrezik potencial per sigurine e jetes ne rruge.

Fatmiresisht kete drejtues mjeti qe udhetonte (fluturonte) me kete shpejtesi e ndaloi Radari i Policise Rrugore te Tiranes.

E per keta drejtues mjetesh qe fluturojne Radari u shpeton jeten, pasi do shkojne ne banese pa patente dhe jo patenta pa te zotin.

Mos fluturoni por udhetoni brenda limiteve te lejuara te shpejtesise, respektoni rregullat e qarkullimit ne rruge dhe destinacioni juaj eshte i sigurte.

Policia Rrugore e Tiranes ju uron fundjave te kendshme, argetohuni por mos rrezikoni jeten ne timon.