Një person ka humbur jetën dhe 12 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi një makinë u fut në mes turmës, në sheshin Times Square të New York -ut.

Autoritetet kanë ndaluar drejtuesin e automjetit, ndërsa e gjithë zona është mbyllur. Imazhet e postuara në rrjetet sociale tregojnë njerëz të lënduar, të shtrirë në rrugë.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit “humbi kontrollin” dhe ngjarja dyshohet të jetë aksidentale. Sipas CBS, nuk bëhet fjalë për një akt terrorist.