Një makinë ka hyrë në një piceri në lindje të Parisit, duke vrarë një vajzë të mitur dhe ka lënë të plagosur 6 persona.

Policia franceze ka raportuar se makina tip BMË, e drejtuar nga një 39-vjeçar francez, ka kaluar trotuarin dhe është drejtuar për te kafenetë, piceritë dhe restorantet që gjendeshin aty në lindje në një qytet të vogël të Parisit.

Sipas policisë, një vajzë 8 vjeçe është raportuar e vdekur dhe disa të tjerë të plagosur.

Autori i kësaj ngjarjeje është arrestuar nga policia dhe po merret në pyetje. Paraprakisht nuk përjashtohet mundësia se bëhet fjalë për një sulm terrorist.

Sipas mediave franceze, autori i ngjarjes është në gjendje shoku.