SHKODER, 24 shkurt 2013– Një aksident automobilistik i orëve të para të mëngjesit të së dielës ka lënë të plagosur dy të rinj në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja ndodhi saktësisht në lagjen “Salo Halili” ndërsa në një motorçikletë udhëtonin Serjan Aga dhe Klodi Manjani.
Motorçikleta është përplasur me një automjet Mercedes Benz me targa të Shkodrës që drejtohej nga shtetasi Izmir Bizi.
Motorrçikleta është përplasur me makinën duke marrë flakë ndërsa adoleshentët janë dërguar menjëherë në spitalin e qytetit ku ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.





