Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Lezhë-Shëngjin.

Një makinë ka përplasur një motor dhe për pasojë, ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Njoftimi i Policisë

Në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, në vendin e quajtur “Sakë”, mjeti me drejtues shtetasin B.T., është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin T.D., 60 vjeç, banues në Lezhë.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motoçikletës, i cili është transportuar në spitalin Rajonal të Lezhës

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.