Një 44-vjeçar u arrestua nga policia për shkaktimin e një aksidenti në Tiranë ku mbetën të plagosur 4 persona.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. D, 44 vjeç, pasi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar 4 pasagjerët në mjet, të cilën ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.“,- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.