Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:35. Policia bën me dije se një 27-vjeçare ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy persona, shoferja dhe nëna e saj. Ato ndodhen në spital ku kanë marrë ndihmë mjekësore. Fatmirësisht ato janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i plotë:
Pogradec/ Informacion paraprak. Rreth orës 14:35, në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, shtetasja D. M., 27 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Ford” dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesja e mjetit shtetasja D. M., dhe nëna e saj pasagjere në mjet, të cilat po marrin mjekim në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rethanave të aksidentit.