Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Një drejtues automjeti ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përplasur një person, i cili po lëvizte me biçikletë.
I plagosuri është dërguar menjëherë drejt ambienteve të spitalit Rajonal Shkodër, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore. Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit drejt ambienteve të komisariatit, ndërsa po heton më shumë mbi rastin.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 09:30, në aksin rrugor “Kryebushat-Harku i Berdicës”, shtetasi G. M., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka përplasur shtetasin R. G., i cili po lëvizte me biçikletë.





