Mëngjesin e sotëm, një automjet ëhstë përplasur me murin e një shtëpie, duke e rrëzuar atë.

Incidenti ka ndodhur në zonën e Bolognese-s, Itali. Në makinë ndodheshin dy gra, që kanë mbetur të lënduara nga përplasja.

Ndërkohë dëmet materiale në godinë janë të shumta.

Mendohet se shkak për aksidentin është bërë përgjumja në timon e drejtueses së mjetit.

Në momentin e aksidentit, në apartamentin dhe pabin, muret e të cilëve u dëmtuan, nuk ka pasur njerëz.