Drejtuesi i një automjeti tenton të shmangë një kalimtar në rrugë, por përplaset me pemën e përfundon brenda një dyqani rrobash.

Ngjarja ka ndodhur sot në rrugën “Turizëm-Kanali i Cukës” në qytetin e Sarandës, ku si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur shitësja e dyqanit si dhe vetë drejtuesi i automjetit tip ‘Hyndai’ me targa TR 0361 U.

Bëhet e ditur se të dy janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës.