1gusht 2015 – I del makina nga kontrolli në autostradë, plagosen 4 vetë. Policia tha se Selmo Lica, 27 vjeç, nga Tirana po drejtonte makinën “Opel Corsa” në rrugën Durrës-Tiranë, kur në afërsi të Koxhasit ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal.
Për pasojë është aksidentuar lehtë drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët,shtetasit:
•V.D. 27 vjeç,banues në Tiranë,i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën,
•J.M.25 vjeçe,banuese në Tiranë,e cila ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën;
•D.H.25 vjeçe,,banuese në Tiranë e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Ushtarak Tiranë.
Policia arrestoi Licën, për shkelje të rregullave të qarkullimit
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/