Një aksident rrugor ka ndodhur dje në Durrës, ku një makinë i ka shkelur me gomë këmbën, një vajze 18 vjeçe që po ecte në rrugë.

Aksidenti është regjistruar në lagjen nr. 2 të qytetit. Shtetasi E.V. 30 vjeç, banues në Durrës, ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Ford” kur i ka shkelur me gomën e makinës këmbën 18-vjeçares me iniciale M.A., banuese po në Durrës.

Menjëherë pas aksidentit ajo është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, dhe pasi ka marrë mjekim është larguar për në banesë.

Ndërkohë, policia ka referuar në Prokurori materialet hetimore ndaj drejtuesit të “Ford”-it.