Një aksident i çuditshëm automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Këtë herë është një qytetar ai që ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij dhe me sa duket, nuk i ka pëlqyer rruga si gjithë të tjerët por ka dashur t’i bjerë shkurt për të kaluar në anën tjetër të autostradës.
Siç shihet edhe nga fotot e videot e portalit Jetaoshqef.al, makina ka hipur mbi bordurë. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa paraprakisht dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe si pasojë makina ka përfunduar mbi ndarësen e dy korsive të autostradës.





