Një aksident rrugor që është regjistruar në një rrugë të kryeqytetit italian, Romë ka shqetësuar jo pak dëshmitarët që ishin të pranishëm në momentin e incidentit.
Një makinë ka humbur kontrollin dhe është kthyer “kokëposhtë” në mes të rrugës, duke përhapur panik për fatin e drejtueses së saj.
Por fatmirësisht gruaja ka shpëtuar me disa plagosje të lehta, pavarësisht frikës së madhe.
Nuk dihet ende pse automjeti doli jashtë kontrollit për t’u kthyer mbrapsht në mes të rrugës.
Sipas banorëve të zonës, kryqëzimi ku u ndodhi aksidenti është mjaft i rrezikshëm sepse mungon sinjalistika.





