Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të marte në Durrës.
Një automjet është kthyer përmbys në aksin rrugor Spitallë-Universiteti “Aleksandër Moisiu”.
Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat dhe shkaqet e përplasjes, por sipas informacioneve paraprake mendohet se shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin.
Si pasojë, janë regjistruar vetëm dëme matetiale.