Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në aksin Fier-Levan në vendin e quajtur Çesma e Levanit. Një mjet i tipit “Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanalin anës rrugës ku ka përfunduar i përmbysur. 

Për pasoje është plagosur drejtuesi i mjetit i cili është shoqëruar për ne spitalin rajonal të Fierit. nga aksidenti janë krijuar radhë të gjata të trafikut. 

 Në vendngjarje ka mbërritur policia për rregullimin e trafikut dhe zbardhjen e shkakut të aksidentit.