Policia Rrugore e Tiranes vijon me kontrollet e fundjavës, e cila ka kapur një drejtues mjeti teksa udhëtonte me shpejtësi të çmendur, 204 km/orë në rrugën interurbane Tiranë-Durrës.
“Foto që s’ka fjalë e arsye ta arsyetojë. Kjo papërgjegjshmëri ndaj jetës dhe ndaj përdoruesve të tjerë të rrugës. Drejtues mjetesh luksoze që nuk qarkullojnë në rrugë por fluturojnë”, thuhet në faqen e policisë, shoqëruar me këtë foto.
Në fund, Policia iu bën apel drejtuesve të mjeteve: “Duajeni jetën. Mendoni për veten e të tjerët që qarkullojnë në rrugë. Mendoni për ata që ju presin juve të shkoni në shtepi me patentën, e jo patentën pa ju. Respekto rregullat/udhëto i sigurt”.





