Një automjet në afërsi të Doganës në Tiranë, ka lëshuar sasi të mëdha tymi duke alarmuar mjetet e tjera që lëviznin pranë saj.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 10:30, ndërsa fotot janë sjellë në redaksinë e “DurrësLajm” nga dëshmitarët e rastit.

Personat që kanë filmuar skenën, thonë që drejtuesit e tjerë të mjeteve që ishin afër makinës në fjalë, po përpiqeshin të iknin me shpejtësi, pasi i druheshin ndonjë zjarri të mundshëm nga makina ku dilte tymi.