Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së shtunës në Vlorë. Një automjet, brenda të cilit ndodheshin katër persona, ka dalë nga rruga në afërsi të Dhërmiut .

Tre pasagjerë kanë marrë lëndime ndërsa personi tjetër ka thyerje krahu dhe disa fraktura më të rënda.

Makina ka dalë nga rruga dhe pasi është mbajtur fillimisht nga barriera ka rënë rreth 6 metra në greminë.

Pemët që nodheshin në rrugë kanë penguar që makina të bjerë më poshtë.

Kanë qënë kalimtarët dhe banorët e zonës që kanë bërë të mundur nxjerrjen e njerëzve nga gremina dhe më pas me ambulancë janë transportuar në spitalin e Himarës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.