Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kefalonia të Greqisë, ku një automjet me të cilin udhëtonin katër të rinj me origjinë shqiptare është përfshirë në një aksident.

Si pasojë e përplasjes, makina ka shpërthyer në flakë, ndërsa një 17-vjeçar, i cili s’ka mundur të dalë në kohë, është djegur brenda automjetit.

Gazete greke “Protothema” raporton se të gjithë nxënësit që ndodheshin brenda makinës ishin gjimnazistë të së njëjtës shkollë. 

Sipas dëshmitarëve okularë, mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe, kur është përmbysur dhe është përplasur me shtyllat e vendosura në trotuar.

Policia Rrugore e Argostolit ka nisur hetimet paraprake për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje tragjike. Pasagjerët e tjerë të mjetit janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa njëri prej tyre ka pësuar vetëm lëndime të lehta.