Makina me pilot automatik

03/02/2014 - 22:19

3 Shkurt 2014 - Dizajnerët kinez kanë shpikur konceptin e makinës vetë-lëvizëse, e cila është në gjendje për të dërguar vetë shoferin në destinacionin e dëshiruar.E konceptuar si pjesë e një konkursi të orgnizuar nga prodhuesi i gomave Michelin, ajo u krijuar nga tre studentët, Zhen Qiu, Haowen Deng dhe Dong Chuan.

“Kjo është shumë e rëndësishme për ne, kështu që ne duam të sjellim lumturi tek shoferët nga kushte të ndryshme të makinës”,

tha treshja e studentëve.Makina një vëndëse do të funksionon në dy mënyra të ndryshme. E para do t’i lejojë shoferit që të kontrolloj mjetin në çdo rrugë. Por gjatë asaj kohe mund të aktivizohet drejtimi automatik që në mënyrë automatike të shkohet në destinacionin e dëshiruar. Ekipi projektues thotë se makina mund të jetë e përkryer për udhëtimet urbane.

“Është projektuar për një shofer të vetëm, një makinë e vogël dhe e mjaftueshme për të plotësuar nevojat e përditshme jetësore në qytetet e mëdha të Kinës”, thonë shpikësit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: