Një automjet tip “Golf 5” është përfshirë në një aksident në Durrës mëngjesin e sotëm, te rruga “Aleksandër Goga”, sapo kalon Mauzoleumin.
Makina ka përfunduar sipër një prej barrierave metalike që shërben si ndarje mes trotuarit dhe rrugës së mjeteve.
Nga dëshmitarët e rastit, mësohet se mjeti në fjalë ka qenë me shpejtësi të lartë dhe për t’iu shmangur përplasjes ka përfunduar anash rrugës, duke u kthyer në rrezik për këmbësorët.
Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, ndërsa raportohet se drejtuesi nuk është lënduar.