TIRANË, 16 shkurt 2013 – Një aksident me pasojë plagosjen e një 24-vjeçari u shënua mbrëmjen e sotme në autostradën dytësore Tiranë-Durrës, kilometri i gjashtë. 

Burime policore bëjnë me dije se Klisman Leka është plagosur nga një makinë, pasi kalonte në afërsi të Hotel “Lubjana”. 

Policia ka mundur të ndalojë drejtuesin e mjetit tip ‘Peugot’ me targa të Durrësit, që përplasi të riun, ndërkohë që 24-vjeçari është nisur drejt Spitalit Ushtarak ku mësohet se gjendja e tij është e rëndë për jetën.