Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur pak pas mesnate në Devoll. Rreth orës 01:30, në aksin rrugor Kapshticë-Bilisht, një mjet tip “Land Rover”, me targa AA 273 MG, me drejtues shtetasin E.M., rreth 28 vjeç, banues në Vranisht-Devoll, ka dalë nga rruga.
Për pasojë, ka marrë lëndime drejtuesi i mjetit, si edhe dy pasagjerët shtetasja I.M., rreth 22 vjeçe banuese në Bilisht, dhe shtetasi N.Xh., rreth 25 vjeç, banues në Koshnicë, në Devoll.
Sipas të dhënave, të aksidentuarit janë transportuar menjëherë në spitalin e Korçës, ku kanë marrë ndihmën e parë dhe ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





