Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Vrinë, Bashkia Konispol.
Një automjet që vinte nga Greqia, me dy shtetas të huaj në bord, ka përfunduar në kanalin e Butrintit.
Drejtuesi i mjetit duket se nuk e ka parë kthesën që të çon në vendin e quajtur “Lundra” dhe ka përfunduar në kanal. Menjëherë banorë të zonës që kanë parë skenën, janë hedhur në ujë duke nxjerrë nga automjeti që po fundosej një çift të huajsh.
Banorët u kanë dhënë ndihmën e parë duke i nxjerrë nga uji deri sa ka mbërritur infermierja e zonës, Liljana Rumank, që u ka dhënë ndihmën e parë.