Ka marrë flakë në ecje një makinë në aksin rrugor Milot-Lezhë.
Policia raporton se ka qenë vetë drejtuesi i makinës tip “Volkswagen” i cili ka kërkuar ndihmë pas ngjarjes.
Fatmirësisht nuk ka asnjë person të dëmtuar, pasi drejtuesi i mjetit B. Ll., ka arritur që të dalë me shpejtësi sapo ka konstatuar flakët.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dyshohet se zjarri në makinë ka rënë për shkak të një defekti teknik.





