Një automjet ka marrë flakë mesditën e kësaj të shtune në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Marikajs.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit, i cili për shkak të reagimit në kohë, nuk e ka dëmtuar shumë mjetin në fjalë.
Nuk dihen arsyet e rënies së zjarrit, ndërkohë që fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Dëshmitarët e rastit dërguan këto pamje në “DurrësLajm”, të cilët shprehen se u ndeshën më tej me trafik të rënduar për shkak të ngjarjes.





