Një automjet ka marrë flakë në lagjen “10 Korriku” në Vlore, pranë Lungomares.
Mësohet se makina e llojit “Lanca” me targat Aa 550 ET, që është në pronësi të shtetasit B.B., ka marë flakë në ecje.
Paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin në flakë të automjetit është shkëndija elektrike.
Ne vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Policia po heton me tej rreth kësaj ngjarjeje.





