Një makinë ka marrë flakë në lëvizje në autostradën Tiranë-Elbasan pasditen e sotme.

“Më datë 20.12.2020, rreth orës 16:16, në Autostradë në drejtim te TEG-ut, ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues shtetasin K.Sh., ku ka vetëm dëme materiale, nuk ka probleme për drejtuesin.”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të renies së zjarrit.