Foto ilustruese
Një makinë ka marrë flakë teksa ishte në lëvizje në aksin rrugor Rrogozhinë-Durrës.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në automjetin me drejtues shtetasin A. M..
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike.
Nga zjarri pati vetëm dëme materiale. Materialet u referuan në Prokurori, për vlerësim.





