Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Durrës.

Një mjet ka përplasur dy këmbësorë, një 50 vjeçar dhe një të mitur.

“Rreth orës 20:00, në Xhavzotaj, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin J. A., 30 vjeç, ka përplasur këmbësorët shtetasit A. D., 50 vjeç, dhe G. K, e mitur, të cilët ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidenteve”, njofton policia.