Një fëmijë 9-vjeçar ka mbetur i lënduar pasi u aksidentua nga një automjet teksa po lëvizte në këmbë.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Fllakës” në Durrës, teksa vogëlushi ka përfunduar në spital.

Policia informon se shtetasi F. I., 62 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar këmbësorin E. D., 9 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.