Një automjet është djegur mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha” dhe për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.

“Më datë 24.12.2020, rreth orës 07:05, në rrugën “Dritan Hoxha”, dyshohet si pasojë i një difekti teknik ka rënë zjarr në mjetin në pronësi të shtetasit E.S, ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për drejtuesin e mjetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.