Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Brigada e 17” në Elbasan, ku u dogj mjeti tip “Volkswagen”, me targa AA 282 NE, në pronësi të shtetases M.A., banuese në këtë zonë.

Mjeti ishte i parkuar në rrugicë para banesës së saj dhe si pasojë e flakëve mjeti është djegur pjesërisht.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku nga veprimet e para dhe deklarimet e pronares e cila nuk ka donjë pretendim se mjeti mund ti jetë djegur qëllimisht, dyshohet se ngjarja është aksidentale (shkëndijë elektrike).

Vijon ende puna për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.