Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë mbikalimit. Nuk dihen ende nëse ka persona të lënduar si dhe shkaqet e djegies së mjetit që dyshohet se ka qenë në ecje.

Makina ka shpërthyer në flakë brenda një kohe shumë të shkurtër dhe është djegur thuajse e tëra, pavarësisht se zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.