Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme, por fatmirësisht shoferi ka mundur të dalë dhe t’i shpëtojë djegieve.
Ngjarja ka ndodhur në hyrje të tunelit të rrugës Elbasan-Tiranë, ku mjeti ishte në ecje kur mori flakë.
“Më datë 21.08.2021, rreth orës 21:00, në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan , mjeti tip “Benz”, me drejtuese shtetasin I.K., 23 vjeç, banues në Tiranë , në ecje e sipër ka marrë flakë dhe për pasojë mjeti është djegur pjesërisht .Si pasojë e flakëve nuk ka dëme në njerëz“,- thotë policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





