Një automjet tip Fiat Punto që lëvizte me benzinë është përfshirë nga flakët në zonën e Porto Romanos në Durrës, pak minuta më parë. Fatmirësisht, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimit zjarrfikës, është shmangur një shpërthim i mundshëm i mjetit.
Durrës Lajm mëson se nga ngjarja nuk ka persona të dëmtuar.
Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e zjarrit.


