Një automjet i tipit “Ford Focus” ka marrë flakë në lëvizje, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në bulevardin “Dyrrah” në Durrës. Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Sipas burimeve paraprake, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e flakëve.
Ndërkohë, grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Siç duket dhe në videon e mëposhtme, pas shuarjes së zjarrit, automjeti u tërhoq nga një karrotrec për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.





