LEZHE, 16 prill 2013– Digjet një automjet në qytetin e Lezhës.
Ngjarja është shënuar rreth mesnatës, ndërsa automjeti tip 'Opel' me targa AA 083 AB ka qenë i parkuar në parkingun e një pallati, në lagjen ‘Besëlidhja’, pranë stadiumit të qytetit, kur është përfshirë nga flakët.
Mjeti është në pronësi të shtetasit Dritan Suli.
Zjarri ka prekur edhe një tjetër automjet, i cili është dëmtuar lehtë. Policia deklaroi se po hetohet në disa pista, mes të cilave edhe ajo e një zjarrvënie të qëllimshme.
Ndërkaq dyshohet se mjetit i është thyer xhami dhe është spërkatur me benzinë, e më pas i është vënë flaka.
Paraprakisht dyshohet edhe për një konflikt të mundshëm të pronarit të mjetit Dritan Suli me të tjerë persona.





