Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në afërsi të tunelit në aksin Tiranë-Elbasan.

Pamjet që po publikon “DurrësLajm” tregojnë flakët që kanë përfshirë të gjithë automjetin, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, por paraprakisht dyshohet për një difekt teknik.

Në vendngjarje pritet mbërritja e zjarrfikësve për shuarjen e flakëve.