Për pak do të kishte qenë një tragjedi e paimagjinueshme, por fatmirësisht gjithçka u mbyll vetëm me dëme materiale, pa të lënduar në njerëz.
Një automjet rrezikoi të përfundonte brenda lokalit ku klientët po hanin mëngjes, por fatmirësisht rrethimi prej hekuri pakësoi forcën e përplasjes.
Ngjarja u regjistrua mëngjesin e sotëm, në një lokal në sheshin Mazzini, në Albano, Itali.
Një Renault Scenic Monovolume për pak u fut brenda në lokal, për shkak se drejtuesi i saj kishte humbur kontrollin e makinës si pasojë e një krize frymëmarrjeje.
34 vjeçari është shoqëruar me urgjencë në një nga spitalet e zonës, ndërkohë që klientët që ndodheshin në lokal u ndjenë fatlum që i shpëtuan tragjedisë që mund të ishte shkaktuar.





