Duket se seria e aksidenteve ku makina përfundon në dyqan, furrë bukë apo brenda lokalit, po kthehet në një ngjarje të zakontë ditët e fundit. Jo më larg se mesditën e sotme, një makinë ka devijuar nga rruga duke u futur brenda një lokali në rrugën "Don Bosko" në Tiranë. Rrethanat e aksidentit ende nuk janë bërë me dije, por automjeti ka marrë përpara çka gjetur, duke dëmtuar tavolina dhe karrige.

Sipas dëshmitarëve që u ndodhën në vendin e ngjarjes, mësohet se fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar. Edhe pse duhet theksuar që aty pranë ka patur fëmijë që luanin në këndin e lojërave pranë lokalit.

"Çfarë skene e frikshme, isha ngjitur me tavolinën ku ndodhi. Nuk kuptova gjë fare, vetëm kur e pashë ngjitur me tavolinën time", thotë një qytetar.

Ende nuk ka një reagim nga policia në lidhje me këtë ngjarje.