Të gjithë ata që kanë shkuar tek “syri i Kaltër” e dinë shumë mirë që rruga nuk është e rregulluar siç duhet dhe për shkak të fluksit të madh të turistëve, sidomos tani në verë, duhet bërë kujdes në timon.

Një shofer, për arsye që nuk dihen, ka përfunduar në ujë tek “Syri i Kaltër, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të dëmtuar.

Ndërhyrja ka qenë e menjëhershme dhe është bërë e mundur nxjerrja e automjetit nga uji.

Ndërsa të gjithë turistët i kanë kushtuar rendësi, duke i bërë foto këtij aksidenti që për fat të mirë nuk pati të lënduar.