Një aksident automobilistik ka ndodhur mbasditen e sotme në Përmet, ku si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën kombëtare Përmet-Çarçovë, pranë fshatit Badlonjë.

Mësohet se automjeti i tipit ‘Mercedes-Benz’, me drejtues një 79-vjeçar, ka dalë nga rruga dhe ka bërë dy rrokullisje, duke përfunduar anash rrugës. Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë Rrugore, të cilat po hetojnë për zbulimin e rrethanave të aksidentit dhe shkaqeve.