Një automjet ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor të autostradës Durrës-Tiranë.
Aksidenti është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne rreth orës 08:45.
Nga të dhënat e para nuk raportohet për të lënduar, pasi drejtuesi i mjetit ngjyrë të bardhë ka arritur të dalë shëndoshë e mirë prej tij.
Këto janë edhe pamjet nga vendi i aksidentit të sjella nga dëshmitarët e rastit në redaksinë e “DurrësLajm” në rubrikën “Ti Raporton”.





