Kavajë, 30 qershor 2014 – Një automjet është përmbysur, duke shkaktuar plagosjen e rëndë të 3 personave që udhëtonin në të. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Kavajës, pranë spitalit, kur mjeti tip “Volsvagen Pasat” pasi është rrotulluar disa herë në rrugë ka përfunduar në kanal.
Për pasojë janë plagosur drejtuesi i mjetit Gëzim Muça, bashkëshortja e tij Hamide Muça dhe pasagjerja Ive Hallulli. Të plagosurit ndodhen në spital, dhe sipas mjekeve Hamide Muça është në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Shkakper aksidentin automobilistik sipas policisë dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





