Ende nuk dihet asgjë për fatin e dy vëllezërve Kolndrekaj, makina e të cilëve doli nga rruga dhe përfundoi në ujërat e lumit Drin në Shkodër.

Polumbarët e ardhur nga kryeqyteti kanë rinisur që në orët e para të mëngjesit kërkimet për gjetjen e trupave të dy të rinjve të cilët rezultojnë të zhdukur.

Aksidenti i rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Shkodër-Tiranë, në vendin e quajtur “Kthesa e Beltojës” ku automjeti me të cilin udhëtonin dy vëllezërit Alfons dhe Paskualino Kolndrekaj përkatësisht 20 dhe 22 vjeç ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Drin.

Ndërkohë  polumbarët po vijojnë kërkimet edhe për gjetjen e automjetit pasi dyshohet se dy vëllezërit ndodhen brenda tij.