Një aksident ka dodhur në fshatin Tresh në Lezhë, ku një makinë ka përfunduar në verandën e një lokali.
Drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar mes verandës siç shihet edhe nga pamjet.
Nga ngjarja, mësohet se ka mbetur i lënduar një person i cili ishte duke pirë kafenë e mëngjesit.





