Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Lezhë, ku një mjet në lëvizje ka përplasur një fëmijë i moshës 12 vjeç.

I mituri është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të saj.